“Është bukur të jesh në krye, por të shohim se ku do të jemi pas 19 ndeshjesh dhe jo tani”

Liverpool është në krye të renditjes në Premier League pas gjashtë javëve të para, një rezultat që trajneri Arne Slot nuk e priste. Skuadra e tij ka bërë paraqitje të mira, duke lënë pas Manchester City e Arsenal.

Gjithsesi, trajneri holandez nuk kalon në eufori. “Është mirë të jesh në majë. Të gjitha duan të jenë aty, në krye të renditjes, por kjo nuk më tregon shumë për momentin”, u shpreh slot, që përgatitet për sfidën e Champions League.

Nëse shikoni Wolves, me të cilët luajtëm ndeshjen e fundit, ata janë poshtë në tabelë, por ata luajtën shumë më mirë se kaq.  Do të doja të isha në krye të renditjes edhe pas 19 javësh kampionat, jo sot”, u shpreh Slot.

Skuadra e “reds” përgatitet për ndeshjen e radhës në Champions ndaj Bologna. “Është një moment i mirë dhe shpresoj që kampionati të na frymëzojë për të bërë mirë edhe në Europë”, u shpreh trajneri Arne Slot.

The post “Është bukur të jesh në krye, por të shohim se ku do të jemi pas 19 ndeshjesh dhe jo tani” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *