Torino i thotë lamtumirë kreut, Lazio feston me Guendouzi, Dia dhe Noslin (Video)

Në ndeshjen e drekës të javës së gjashtë të Serisë A, Torino është mundur 3-2 në shtëpi nga Lazio dhe i ka thënë lamtumirë kreut të renditjes, të arritur javën e kaluar për herë të parë pas 47 vitesh.

Bardhekaltrit kanë zhbllokuar ndeshjen pas tetë minutash falë një gjuajtje të Guendouzi.

TORINO-LAZIO – GOLAT – VIDEO

Vendasit kanë ndryshuar marsh në pjesën e dytë me futjen në fushë të Che Adams, por Dia ka dyfishuar avantazhin e miqve në minutën e 60-të.

Ish-lojtari i Southampton ka ngushtuar diferencat në të 67-ën, por Noslin ka realizuar të tretin për Lazio-n në minutën e 90-të.

Në minutën e 92-të, Coco ka fiksuar shifrat në 3-2.

Standings provided by Sofascore

The post Torino i thotë lamtumirë kreut, Lazio feston me Guendouzi, Dia dhe Noslin (Video) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *