Bayern ndalet nga Leverkusen, dy super gola vendosin ndeshjen (Video)

Ndeshja e madhe e javës së pestë të Bundesliga-s mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen është mbyllur në barazim 1-1.

Një barazim që ka shijen e fitores për kampionët mnë fuqi, duke parë se bavarezët kanë dominuar takimin, por nuk kanë arritur të gjejnë golin e fitore.

Ka ardhur kështu ndalesa e parë për ekipin e Kompany në kampionatin gjerman.

BAYERN MUNICH-BAYER LEVERKUSEN – GOLAT – VIDEO

Sfida e luajtur në Allianz Arena është zhbllokuar në minutën e 31-të nga një gol shumë i bukur i Andrich.

Festa e skuadrës së Xabi Alonso nuk ka zgjatur shumë për shkak se vendasit kanë barazuar tetë minuta më vonë me një super gol të Pavlovic.

Pjesa e dytë është dominuar nga vendasit, por fati nuk ka qenë me Bayern-in veçanërisht në minutën e 48-të kur Gnabry ka goditur në fillim shtyllën dhe më pas traversën.

Standings provided by Sofascore

The post Bayern ndalet nga Leverkusen, dy super gola vendosin ndeshjen (Video) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *