“A do katër?”, videoja e Cole Palmer bëhet virale pas “pokerit” historik

Ylli i Chelsea-t, Cole Palmer, duket se ka parashikuar katër golat e tij kundër Brighton-it para se të fillonte sezonit në një video që është rishfaqur pas paraqitjes spektakolare të anglezit.

Palmer, në fakt, është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon katër gola në pjesën e parë.

Pak para se sezonit të fillonte, klubi londinez bëri videot tradicionale me lojtarët.

Palmer-it iu kërkuar nga videografi të tregonte tre gishta që do të duheshin për një ndeshje në të cilën ai mund të shënonte një tregolësh. Megjithatë, lojtari ka kërkuar të ngrinte katër gishta në rastin e realizimit të katër golave.

“A do katër (gishta)?”, ka thënë Palmer.

Një moment ky që është bërë viral tani pas katër golave të shënuar nga futbollisti kundër Brighton-it.

WHAT ABOUT 4🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣 pic.twitter.com/u0bplIPjtX

— BG™️ (@s1mon_gb) September 28, 2024

The post “A do katër?”, videoja e Cole Palmer bëhet virale pas “pokerit” historik appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *