“Ai është një futbollist special, mbërriti tek ne në një moment vendimtar”

Skuadra e Atletico Madrid arriti një fitore të vështirë 1-0 ndaj Celta Vigo në fushën e kësaj të fundit në La Liga. Sukses që erdhi në minutën e 89-të falë një goli të Julian Alvarez, sulmuesit që erdhi këtë verë nga “citizens”.

Trajneri Diego Simeone, duke folur për Julián Alvarez, golin dhe fitoren e madhe tha: “Ai është një futbollist i veçantë. Duhet kohë për të dhe Alex Sorloth për të gjetur mirëkuptimin në fushën e lojës me pjesën tjetër të skuadrës”.

Skuadra po punon shumë mirë në mbrojtje, kolektivisht është një grup shumë i mirë lojtarësh. Duhet të përmirësohemi pak nga pikëpamja sulmuese dhe në pasime. Alvarez mbërriti në një moment vendimtar dhe do të na ndihmojë“, tha Simeone.

The post “Ai është një futbollist special, mbërriti tek ne në një moment vendimtar” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *