A mund ta fitojë Bellinham Topin e Artë? Kjo është përgjigjja e Zidane

Fituesi i Topit të Artë do të zbulohet pas katër javësh. Kandidatët kryesorë janë Jude Bellingham, Vinicius dhe Rodri (aktualisht i dëmtuar për 7-8 muaj).

Legjenda Zinedine Zidane është pyetur nëse anglezi Jude Bellingham ka shanse për të qenë një surprizë e këndshme e ceremonisë së këtij trofeu individual.

“Pse jo? Nuk shoh arsye pse të mos e fitojë”, ka thënë francezi. “Në fushë ai gjithmonë luan shkëlqyeshëm dhe ende ka shumë për të bërë”, ka shtuar Zidane.

Bellingham është një 30 kandidatët për Topin e Artë për këtë vit. Ai pritet të jetë në podium, kurse trofeun me shumë mundësi do ta fitojë Vinicius. Gazeta “Marca” raporton se sulmuesi është njoftuar për këtë.

The post A mund ta fitojë Bellinham Topin e Artë? Kjo është përgjigjja e Zidane appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *