Zyrtare: Shqipëria dhe Serbia bashkohen për të pritur Kampionatin Europian 2027

Shqipëria dhe Serbia do të bashkorganizojnë Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2027. UEFA sot njoftoi se vetëm oferta e dy federatave përmbushi afatet për të paraqitur planet për turneun.

Federatat serbe dhe shqiptare bënë një “aleancë” në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet. Ky turne kërkon tetë stadiume për të organizuar 31 ndeshje.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, është shprehur se ky është një projekt vetëm futbollistik dhe mesazhe pozitive politike. Një grup tifozësh kuqezi lyen me bojë të kuqe zyrat e federatës në maj, kur u mor vesh lajmi.

The post Zyrtare: Shqipëria dhe Serbia bashkohen për të pritur Kampionatin Europian 2027 appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *