Revoltohet Son: Ne nuk jemi robotë, ata “lart” duhet të dëgjojnë edhe kërkesat tona

Kapiteni i Tottenham, Heung-Min Son, ka ngritur zërin në lidhje me rritjen e ndjeshëm të ndeshjeve dhe u ka kërkuar autoriteteve të futbollit që ta marrin këtë çështje më seriozisht. Një deklaratë që vjen pas spekulimeve se lojtarët mund të ndërmarrin aksione greve.

Sulmuesi koreano-jugor, duke folur për këtë temë sqaroi: “Shumë lojtarë dolën dhe thanë gjërat e duhura. Padyshim që po luajmë shumë. Tifozët duan të shohin ndeshje cilësore dhe jo të luajmë sa më shumë e pa nivel apo të luajmë të dëmtuar. Këto janë ndeshje që askush nuk dëshiron t’i shohë”.

Ne nuk jemi robotë, kështu që unë mendoj se duhet patjetër të kujdesemi për këtë cështje dhe patjetër të reduktojmë ndeshje, për të bërë takime sa më cilësore. Mendoj se ky duhet të jetë qëllimi”, u shpreh Son.

Më tej, ai shtoi: “Unë mendoj se janë shumë ndeshje dhe nuk ka fleksibilitet në orar e kohë. Nuk është normale, pasi ka shumë dëmtime apo rrezik të lartë. Unë mendoj se nuk është e drejtë të veprohet kështu. Jam dakord me ato që ka thënë Rodri apo të tjerë, ata lart duhet të na dëgjojnë”.

The post Revoltohet Son: Ne nuk jemi robotë, ata “lart” duhet të dëgjojnë edhe kërkesat tona appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *