Ish-talenti i Milanit shkatërron Porton në Europa League me dy gola dhe një asist (VIDEO)

Porto pëson një humbje tronditëse në Norvegji teksa ndaj Bodo Glimt (ndeshje e vlefshme per Europa League), pasi “Dragonjtë” pësuan 3 gola, 2 nga të cilat nga një emër i njohur në Serie A dhe nga Milani, Jens Petter Hauge. Pikërisht djaloshi norvegjez shënoi dy gola dhe dhuroi një asist që vulosën rezultatin final, edhe pse verdhezinjtë luajtën gjithë pjesën e dytë me dhjetë futbollistë pasi doli me të kuq Dyvbik.

GOLI I PARE – VIDEO

GOLI I DYTE – VIDEO

Hauge u rrit në ekipin e të rinjve Bodø/Glimt. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 13 prill 2016, duke marrë vendin e futbollistit me origjine shqiptare Fitim Azemi në fitoren 6-0 ndaj Fløya në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të kampionatit; shënon një hat-trick në pjesën e mbetur te takimit.

Nga aty rritja e madhe dhe shperthimi per t’u bere ylli i ekipit, deri kur data 24 shtator 2020 do te ndryshonte fatin e tij pasi shkelqen ne San Siro ne sfiden Milan-Bodo Glimt ne Europa League, turi kualifikues, duke shenuar dhe gol. Transferimi te kuqezinjte per gati 5 mln euro.

Por, edhe pse aventura kuqezi nisi mire, ai me pas nisi te shuhej dhe keshtu qe me shperthimin e Leaos nisi te gjente me pak vend dhe u shit te Eintracht Frankfurt qe e huazoi ne Belgjike. Aty ku nuk gjeti dot veten deri kur pas nje turi europian u rikthye ne atdhe, Norvegji, serish te Bodo Glimt, ne veren e ketij viti.

The post Ish-talenti i Milanit shkatërron Porton në Europa League me dy gola dhe një asist (VIDEO) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *