Dëmtimet e shtyjnë të thotë “mjaft”, Varane tërhiqet nga futbolli vetëm 31 vjeç

Aventura e Raphael Varane me fanellën e Como dhe në kampionatin italian përfundon edhe para minutës së tij të parë në fushë (në Serie A, ndërsa debutimi i tij kishte mbërritur në Kupën e Italisë). Francezi kishte mbetur jashtë skuadrës debutuese në Serie A për shkak të dëmtimit. Vetë qendërmbrojtësi transalpin ka njoftuar lamtumirën nga futbolli, pas një tjetër dëmtimi që e komprometoi më tej karrierën e tij.

Vitin e fundit ai ka pësuar dy dëmtime të mëdha. Te Manchester United mungoi për gati dy muaj në fund të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa disa javë më vonë, kur ishte tashmë pjesë e Como, gjuri që e ndaloi.

Përmes një mesazh të postuar në Instagram, kampioni i botës më 2018 thotë ‘mjaft’, në moshën 31-vjeçare: “Gjatë gjithë karrierës sime kam ndërmarrë shumë sfida, jam ngritur në krye herë pas here. Kam kaluar pengesa pothuajse të gjitha të pamundura. Kam përjetuar emocione të pabesueshme, momente të veçanta dhe kujtime që do të zgjasin gjithë jetën. Duke reflektuar në këto momente, njoftoj me krenari dhe kënaqësi të jashtëzakonshme ‘pensionimin’ tim nga sporti që të gjithë e duam.

Nuk pendohem për asgjë dhe nuk do të ndryshoja asgjë. Kam fituar më shumë sesa mund të kisha ëndërruar ndonjëherë. Përtej mirënjohjeve dhe trofeve, jam krenar që, pavarësisht gjithçkaje, iu kam qëndruar besnik parimeve të mia të ndershmërisë. Shpresoj se ju kam bërë krenarë ju fansave të mi. Dhe kështu fillon një jetë e re jashtë fushës së blertë. Do vazhdoj te Como, pa i veshur këpucët e sportit. Diçka për të cilën shpresoj të flas së shpejti.

Tani për tani, mbështetësve të të gjitha klubeve me të cilat kam luajtur, shokëve të mi të skuadrës, trajnerëve dhe stafit, nga thellësia e zemrës sime iu them FALEMINDERIT. Faleminderit që e bëtë këtë udhëtim më të veçantë sesa ëndrrat e mia më të çmendura, që mund të kisha imagjinuar. Faleminderit futboll! Me dashuri, Rapha”.

Raphael Varane “pensionohet” nga futbolli profesionist si:
Fitues i Kupës së Botës
4 herë fitues i Ligës së Kampionëve
4 herë fitues i Kupës së Botës për Klube
3 herë fitues i LA LIGA
3 herë fitues i Superkupës UEFA
Fitues i Ligës së Kombeve
Fitues i “FA Cup”
Fituesi i Kupës së Mbretit
Fitues i Superkupës së Spanjës
Fitues i “Carabao Cup”

The post Dëmtimet e shtyjnë të thotë “mjaft”, Varane tërhiqet nga futbolli vetëm 31 vjeç appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *