Ancelotti, fitore me pasoja mes kartonëve: Duhet t’i shmangim protestat ndaj arbitrave, pikë

Carlo Ancelotti ka folur për mediat pas fitores së Real Madridit ndaj Alavés. Ai u pyet mbi të gjitha për kartonët e verdhë të shumtë që merr ekipi i tij për protesta ndaj arbitrit. Ishin 7 faulle të Real Madridit, 4 të verdha. Ishin 10 faulle nga Alavés, zero kartonë të verdhë.

Çfarë reflektimi keni për atë që u pa sot në Bernabeu?
E përsëris atë që thashë një ditë më parë. Kuti matës i gjyqtarëve ka ndryshuar dhe ne duhet të mësohemi me të. Asgjë tjetër. Nuk jemi mësuar ende me të. Na kanë dhënë 4 kartonë të verdhë për protestë. Duhet t’i shmangim protestat, pikë. Të drejta apo të padrejta, ne duhet të përshtatemi me rregullat e reja.

Mbappé, a ka ndonjë shqetësim?
Është në rregull. Ishte pak i ngarkuar dhe më kërkoi zëvendësim për të shmangur problemet.

Një pjesë e parë shumë e mirë, por si e justifikoni ngërçin që patët në 10-15 minutat e fundit?
Thjesht ky është futbolli. Kur mendoni se ndeshja ka mbaruar, mjafton një gabim i vogël që kundërshtari të shënojë e t’i rritet besimi. Nga ana tjetër, kjo shton mosbesimin tuaj. Kjo është ajo që ndodh shumë herë në futboll. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, por ndonjëherë mund të ndodhë. Duhet theksuar se për 60 minuta skuadra ka luajtur shumë, shumë mirë dhe kjo na jep besim.

Luis García Plaza është ankuar për një goditje nga Endrick në zonën e Alavés. Ai thotë se Real Madridi duhej të mbetej me 10 lojtarë. Të dy jeni parë duke biseduar pas ndeshjes. A ishte i zemëruar? A ka të drejtë?
Nuk mund të jap një mendim, se nuk e kam parë rastin me video. Ne kemi dhënë mendimin tonë për këtë çështje pas ndeshjes, por pa asnjë problem, asnjë përballje të ashpër verbale.

Çfarë i thatë arbitrit?
Më janë dukur të ekzagjeruar kartonët e verdhë për protesta. I thashë se duhet të bëj atë që kam në dorë për t’i penguar lojtarët e mi të protestojnë ndaj arbitrit. Nuk pati probleme, ne kemi biseduar vetëm për këtë.

Mbappé vazhdon të bëhet edhe më vendimtar…
Në sulm po bëjmë shumë mirë. Për një orë, skuadra luajti shumë mirë, duke kërkuar mundësi në mënyra të ndryshme, me tranzicione, pasime filtruese. Edhe Mbappe, edhe skuadra po përmirësohen bashkë. Kalendari është shumë kërkues, e diela do të jetë gjithashtu shumë impenjative.

Modric, i cili është kapiten dhe për këtë arsye mund të flasë me arbitrin, gjithashtu mori karton të verdhë…
Është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj. Nëse kapitenit i është dhënë një karton i verdhë pse ka folur, vetëm njëri mund të përgjigjet, që është arbitri.

Si është Bellingham?
Ai po rritet, asistoi Mbappé, luajti një ndeshje shumë të kompletuar. Duhet të mësohet pak më shumë me zonën, si sezonin e kaluar. Është më e komplikuar kundër një ekipi me një bllok të ulët si Alavés.

The post Ancelotti, fitore me pasoja mes kartonëve: Duhet t’i shmangim protestat ndaj arbitrave, pikë appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *