Al Itihadi triumfoi me rezultatin 3-0 në duelin ndaj Al Ain ne King Cup ku bëri debutimin edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili u aktivizua në rolin e mesfushorit të qendrës, një pozicion ky që e kemi parë shpesh edhe te Lokomotiv Mosca edhe pse te kuqezinjte luan ne krah te majte te mbrojtjes.
Mitaj qëndroi në fushë 71 minuta, teksa u zëvendësua nga Aouar, kur rezultati ishte 3-0. Golat për vendasit e Al Itihad, u shënuan nga Al Shehri që spikati me dopietë, ndërkohë që në minutën e 29-të, miqtë e Al Ain shkaktuan autogol. Falë këtij triumfi Al Itihad siguroi kuafiliminin për në raundin e 1/8-ve të “King Cup”.
Per Mitaj nje paraqitje dinjitoze por edhe disa momente te bukura, mes tyre nje tentative nga thuajse 25 metra me topin e grushtuar nga portieri pasi do te kishte qene ndoshta goli i vitit per nga forca dhe precizioni. Nje goditje qe ka cmendur edhe komentatorin arab.
The post Mario Mitaj debuton me fitore dhe si titullar! Komentatori arab çmendet pas shqiptarit, që iu afrua EUROGOLIT (VIDEO) appeared first on Telesport.