Lecce-Parma / Ramadani nuk duhet mbajtur mend vetëm për ofendimin ndaj trajnerit të vet

Një fitore që u zbeh në kohën shtesë dhe një ‘rast’ për t’u marrë me të këtë javë. Lecce po “lëpin plagët” pas barazimit 2-2 ndaj Parmës, të arritur shtunën në mbrëmje, që erdhi pikërisht në kohën shtesë, pas një sërë mundësish të pashfrytëzuara, që peshojnë si gur.

Në opinion kanë pasur ndikim edhe disa qëndrime të lojtarëve salentin, si ai i mesfushorit Ylber Ramadani, i inkuadruar nga kamerat e “Dazn” dhe “Sky”, pas zëvendësimit të tij, duke shfryrë ndaj trajnerit të vet.

Pra, zëvendësimi nuk është kapërdirë dot nga mesfushori ynë kuqezi. Sipas medias italiane, futbollisti shqiptar e kishte kundërshtuar trajnerin Luca Gotti, duke e ofenduar madje në momentin e daljes nga fusha, i zëvendësuar.

Po si luajti Ramadani ndaj Parmës? Ky është raporti i “Pianetalecce”, mbrëmjen e së shtunës për mesfushorin shqiptar, i cili kujtojmë se u zëvendësua në pjesën e dytë nga trajneri i Salentos, Luca Gotti:

“Nota e vlerësimit: 6.5. Një pjesë e parë në kontrollin e mesfushës, ‘qershia mbi tortë’ ishte asistimi i Dorgun, që shënoi për 1-0. Në pjesën e dytë shtrëngoi dhëmbët, sepse duhej të vuante.
Pra, ndeshja e Ramadanit ndaj Parmës nuk duhet të mbahet mend vetëm për ‘vaffanculo’ ndaj trajnerit Luca Gotti.

Futbollisti shqiptar ka nxjerrë në pah një fakt vërtet të veçantë. Për Ylber Ramadanin ishte pjesëmarrja në golin e dytë në Serie A (autor i asistit për Dorgun), pas golit ndaj Frosinone më 16 dhjetor 2023″.

The post Lecce-Parma / Ramadani nuk duhet mbajtur mend vetëm për ofendimin ndaj trajnerit të vet appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *