Carlo Ancelotti ka zgjedhur kapitenin e ri sonte: formacioni zyrtar ndaj Deportivo Alaves!

Real Madridi do të udhëhiqet për ndeshjen e radhes ne La Liga (java e gjashtë) nga një kapiten i ri. Djemtë e Carlo Ancelottit do te zbresin sonte ne fushe ndaj Deportivo Alaves.

Trajneri i Los Blancos, disi çuditërisht, ka zgjedhur të bëjë rotacionin në minimum, pavarësisht se Derbi i ardhshëm i Madridit është një çështje ditësh (luhet ne fundjave).

Megjithatë, një lojtar që hyn në 11-shen titullare te Realit për ndeshjen e sotme eshte Lucas Vázquez. Me Dani Carvajal jashte fushe pas nje problemi kundër Espanyolit gjatë fundjavës, Vázquez do të hyjë në anën e djathtë të vijës së mbrojtjes së Carlo Ancelottit.

Jo vetëm kaq, por, me Luka Modric në stol, Vázquez-it i është dhënë nderi i shiritit të kapitenit për këtë mbrëmje.

📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
🆚 @Alaves #RealMadridAlavés | @UnicajaBanco pic.twitter.com/0ok2vn4w9P

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 24, 2024

The post Carlo Ancelotti ka zgjedhur kapitenin e ri sonte: formacioni zyrtar ndaj Deportivo Alaves! appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *