Mungon Ronaldo, Al-Nassr e Piolit kualifikohet në King Cup me gol dhuratë (VIDEO)

Al Nassr-i i Stefano Piolit arrin fitoren e dytë me teknikun italian, pasi triumfoi me rezultatin 1-2 në duelin ndaj Al Hazem, të vlefshme për raundin e 1/16-ve të King Cup.

Edhe pse pa Cristiano Ronaldon, Al Nassr, arriti të fitonte duke siguruar kualifikimin. Mane zhbllokoi sfidën në minutën e 45+6, ndërkohë që Al Sajali barazoi shifrat në minutën e 62-të.

A special win on a special day! 🇸🇦💛
Watch it all unfold! ⚽🎥
pic.twitter.com/ONqHM0l8jl

— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) September 23, 2024

Në fundin e sfidës, skuadra vendase regjistroi një gafe amatoreske, ku mbrojtësi nuk u mor vesh me portierin, duke i dhuruar golin Busal, që me portën e boshatisur, e pati shumë të thjeshtë të shënonte!

GOLI I FITORES – VIDEO

The post Mungon Ronaldo, Al-Nassr e Piolit kualifikohet në King Cup me gol dhuratë (VIDEO) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *