Lojtarët e Juventusit flenë në dyshemenë e aeroport, fluturimi pas ndeshjes u shty me 11 orë

Ngjarje e hidhur dhe e paplanifikuar në aeroport për Juve Next Gen. E freskët nga barazimi 1-1 në Trapani, skuadra e dytë bardhezi u detyrua të flinte në dyshemenë e aeroportit sicilian, sepse fluturimi, fillimisht ishte planifikuar për në orën 23:15 të së dielës, më pas u shty për në orën 2 të mëngjesit.

Në fakt, udhëtimi nuk nisi as pas mesnate, as në 7 të mëngjesit, pasi u shty disa herë, por vetëm në 9 të së hënës. Juve Next Gen do të rikthehet në fushë të enjten për ndeshjen e mesjavës. Sipas asaj që shkruan “TuttoJuve”, ka shumë acarim në klubin e Juventusit.

Ky incident konfirmon hutimin dhe mospajtimin e shprehur në fillim të sezonit nga bardhezinjtë, pasi u vendosën në grupin jugor të Serie C, me kundërshtarë shumë larg për t’u arritur, ndërsa, për shembull, dy U-23 e tjerë, Milani dhe Atalanta, mund të përdorin aeroporte të lidhura më mirë se Caselle, duke e bërë kalendarin edhe më të vështirë.

#Juventus #NextGen costretta a dormire in aeroporto a #Trapani: il volo in programma alle 2 di notte è partito solo alle 9. Effetti collaterali dell’aver inserito i bianconeri nel girone meridionale di #SerieC pic.twitter.com/ZtuloLzz0F

— Mirko Nicolino (@mirkonicolino) September 23, 2024

The post Lojtarët e Juventusit flenë në dyshemenë e aeroport, fluturimi pas ndeshjes u shty me 11 orë appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *