Dëmtimi i rëndë në gju, Rodri humb sezonin! UEFA po e tepron me kalendarin, lojtarët nuk e përballojnë

Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve të futbollit po jep rezultatet për të cilat lojtarët kanë muaj që flasin. Fatkeqi i radhës është mesfushori i Manchester City, Rodri.

Lojtari spanjoll dje pësoi një dëmtim në gju gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Arsenalin dhe bëhet fjalë për një gjë shumë serioze. Edhe pse duhen ende disa teste të detajuara mjekësore, flitet se kampioni i Europës do të humbë gjithë sezonin.

Kur dëmton ACL-në (krociatin e gjurit), zakonisht koha e rikuperimit i përafrohet një sezoni futbollistik. Lajm vërtet i keq për trajnerin Pep Guardiola dhe skuadrën kampione të Anglisë, sepse Rodri është lojtar i rëndësishëm i “Qytetarëve”.

Rodri dallohet si lojtar shumë i qëndrueshëm dhe rrallë ka pësuar dëmtime. Me 50 ndeshje gjatë një viti kalendarik si titullar, një ngjarje e tillë ishte e pritshme. UEFA duhet të ndryshojë rregullat. Lojtarët nuk e përballojnë më këtë kalendar.

The post Dëmtimi i rëndë në gju, Rodri humb sezonin! UEFA po e tepron me kalendarin, lojtarët nuk e përballojnë appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *