Zbardhet strategjia e klubit: Barcelona synon dy blerje, del lista e të paprekshmëve

Duke parë rritjen spektakolare dhe motivimin që ka skuadra, drejtuesit e Barcelonës kanë bërë gati strategjinë e radhës për merkaton e verës.

Klubi katalanas sheh ndryshime të mëdha nga trajneri Hansi Flick dhe plani është që ky projekt të zgjatë minimalisht për tre vite.

Lojtarë si Araujo, Balde, Cubarsi, Pedri, Gavi dhe Yamal konsiderohen të paprekshëm. Skenare largimi mund të mendohen vetëm për lojtarë në fund të karrierës si Christensen dhe Lewandowski apo për lojtarë që nuk bindin me performancat e tyre.

Një befasi e madhe në Camp Nou është Raphinha, krejtësisht i rilindur me trajnerin e ri. Në verë mendohej shitja e tij, por sot është titullar i paprekshëm.

Barcelona po mendon ndërhyrje në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe në mesfushë. Katalanasit duan me ngulm një mesfushor difensiv.

The post Zbardhet strategjia e klubit: Barcelona synon dy blerje, del lista e të paprekshmëve appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *