E BUJSHME! Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për kontrabandimin e 60 kilogramëve “mall”

Ish-lojtari i Arsenalit, Jay Emmanuel-Thomas, i cili aktualisht luan në Ligën Skoceze me Greenock Morton, është akuzuar nga policia britanike për dyshime se ka kontrabanduar kanabis në Mbretërinë e Bashkuar.

Arrestimi ndodhi të mërkurën nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), pasi zbuloi në aeroportin “Stansted” një total prej 60 kg kanabis, me vlerë gati 7.150.000 euro, në dy valixhe në Bangkok, Tajlandë. Po kështu, NCA ka ndaluar edhe dy gra të tjera në lidhje me konfiskimin në fjalë.

Futbollisti është stërvitur në sistemin e të rinjve të Arsenalit, madje ka debutuar me ekipin e parë londinez në vitin 2010. “Jay po troket në derën time me gjithë forcën e tij, me të dyja duart. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme”, – tha një herë Arsene Wenger, kur ishte trajner i ekipit londinez. Pas disa paraqitjeve kalimtare, ai u huazua te Blackpool, Doncaster dhe Cardiff, derisa u transferua përgjithmonë më 2011.

The post E BUJSHME! Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për kontrabandimin e 60 kilogramëve “mall” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *