Djali i David Beckham tërhiqet nga futbollit në moshën 22-vjeçare, zgjedh profesionin surprizë

Djali i legjendës së Manchester United, David Beckham, Romeo Beckham ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 22-vjeçare.

Ish-lojtari i Brentfordit ka vendosur të ndjekë hapat e nënës së tij Victoria Beckham dhe të bëjë karrierë në modë.

Romeo Beckham filloi rrugëtimin e tij si futbollis me skuadrën e të rinjve të Arsenalit në vitin 2015 përpara se të kalonte në akademinë e Inter Miami në 2021.

Ai kaloi dy vjet me klubin amerikan në ekipin e tyre rezervë përpara se të bashkohej me ekipin B të Brentford në verën e 2023.

22-vjeçari kishte një prirje për modën që në fëmijëri. Në moshën vetëm 10 vjeç, ai u shfaq në një fushatë të Burberry Kids dhe u votua si njeriu i 26-të i veshur më mirë i Britanisë në vitin 2011.

Në vitin 2021, ai nënshkroi një marrëveshje 1.2 milionë sterlina me Puma për të qenë imazhi i markës së tyre.

Për më tepër, Romeo Beckham ishte modeli i kopertinës së L’Uomo Vogue në 2021 dhe gjithashtu ka punuar për Yves Saint Laurent si model.

Sipas një raporti nga The Sun, Romeo Beckham së fundmi nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me një agjent të modës në Paris Safe Management.

Raporti më tej thoshte se Romeos i pëlqente të luante për Brentford, por zgjodhi t’i kushtonte gjithë kohën e tij modës – një karrierë për të cilën ai ishte i pasionuar.

The post Djali i David Beckham tërhiqet nga futbollit në moshën 22-vjeçare, zgjedh profesionin surprizë appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *