Roma nuk humbet kohë, brenda ditës cakton pasuesin e De Rossit

Ivan Juric pritet të marrë “stafetën” nga Daniele De Rossi, do të jetë trajneri i ri i Romës. Trajneri kroat, që ka drejtuar Torinon dhe Veronën në Serie A, mbërriti në kryeqytet pas mesditës së sotme, ndërsa agjenti i tij ndodhej në “Trigoria” për të përcaktuar kushtet e kontratës.

“Friedkins”, pas shkarkimit të De Rossit dhe “jo” së Piolit (tashmë në marrëveshje me Al-Nassr), u kthyen fuqishëm drejt Juric, i cili u vu menjëherë në dispozicion për të drejtuar stërvitjen e pasdites.

Oferta verdhekuqe është ajo e një kontrate deri në vitin 2025, me opsion rinovimi në rast kualifikimi në Champions League. Në këto orë, përfaqësuesit e trajnerit kroat kanë arritur marrëveshje me Romën. Juric do të udhëheqë stërvitjen pasdite, përpara ndeshjes kundër Udinese.

Të gjitha ndodhën në pak orë, ashtu si në janar, kur De Rossi mori “stafetën” nga Josè Mourinho. Kroati thuhet se parakaloi kandidaturat e Terzic dhe Tuchel. Eksperienca në Itali dhe fakti i përdorimit praktikisht gjithmonë të 3-4-2-1 ose 3-4-3, në varësi të mënyrës se si lëvizin krahët gjatë ndeshjes, ishin vendimtare.

Prandaj, ish-trajneri i Torinos do të bëhet trajneri i katërt i epokës së “Friedkins”, pas Fonseca, Mourinho dhe De Rossi. Objektivi tani është që të ngrihet menjëherë moralisht ekipi dhe ngjitur sa më lart në renditje.

The post Roma nuk humbet kohë, brenda ditës cakton pasuesin e De Rossit appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *