E BUJSHME! Roma shkarkon trajnerin De Rossi pas 4 javëve kampionat. Kishte rinovuar deri në qershor 2027

Ajo që Roma vendosi këtë mëngjes është e bujshme. Pas vetëm 4 ndeshjesh kampionat, klubi verdhekuq ka vendosur ta shkarkojë Daniele De Rossin. Vendimi u mor direkt nga ‘Friedkins’, që mbërritën në kryeqytet dy ditë më parë për një takim me trajnerin, të cilit vetëm qershorin e kaluar iu rinovua kontrata deri më 30 qershor 2027.

Jo vetëm kaq, sepse këtë verë Roma kishte bërë një merkato madhështore me investime rreth 100 milionë euro. Ekipi u rindërtua tërësisht midis qershorit dhe gushtit, me ardhjen e Dovbyk dhe Le Fee, por edhe Konè, Soulè, Dahl e Saelemaekers. Një projekt që duket se do të rifillojë nga një trajner i ri. Pas 9 muajsh, aventura e De Rossit në stolin e Romës tashmë ka përfunduar.

Kjo është deklarata me të cilën klubi verdhekuq njoftoi shkarkimin: “AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interes të skuadrës, në mënyrë që të rifillojmë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij”.

The post E BUJSHME! Roma shkarkon trajnerin De Rossi pas 4 javëve kampionat. Kishte rinovuar deri në qershor 2027 appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *