De Rossi u shkarkua, Totti e kishte parashikuar: Shikoni çfarë më ndodhi mua…

Francesco Totti e kishte thënë këtë, jo shumë kohë më parë. “Me shpenzime të caktuara të çmendura, Roma duhet domosdoshmërisht të shkojë në Ligën e Kampionëve. Nëse investoni 100 milionë euro dhe nuk arrini atje, është një dështim total. Daniele (De Rossi) rrezikon i pari. Për fat të mirë di gjithçka rreth klubit dhe për momentin është i vetmi që mund të jetë trajner i Romës. Atje nuk ka asnjë siguri, gjithsesi, shikoni çfarë më ndodhi mua”.

E vërteta është se Totti me siguri e dinte se çfarë po thoshte, ai tashmë e kishte gishtin në pulsin e situatës. Në një skenar të vështirë si ai i drejtuesve të Romës, i cili kalon nga projekti 3-vjeçar me Mourinhon në idenë për të bërë një rivendosje totale të të gjitha pozicioneve, duke përfshirë mbi të gjitha ato të punonjësve, jo vetëm lojtarëve dhe stafit teknik, gjithçka mund të pritet. Me sa duket diçka ka ndodhur mes palëve. Në çfarë termash nuk dihet (ende), por Totti i dinte problemet te verdhekuqtë.

Ja çfarë prognozoi Totti para pak ditësh:

“Pa u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, De Rossi do të rrezikojë pozicionin”. Fjalët e Francesco Tottit, dikujt që e ka jetuar Romën për gati 30 vite, duke e mbajtur gjithmonë në shpirt.

Ish-kapiteni verdhekuq dha një intervistë të gjatë për gazetën “Il Messaggero”, duke trajtuar dinamikën e lidhur me botën romake. Mes tyre ishte pikërisht çështja që lidhet me De Rossin, por edhe merkaton e transferimeve, për të cilën, sipas tij, janë shpenzuar shumë miliona.

Edhe zgjedhjet ishin të dyshimta, sipas Tottit, i cili mbron punën e bërë nga ish-shoku i tij i skuadrës në stolin verdhekuq. Ish-kapiteni kishte besim në punën e De Rossit, i cili megjithatë për të rrezikonte të përfundonte si Mourinho: “Në këto raste, e kaluara e tij si futbollist dhe kapiten i Romës ka shumë pak rëndësi. Këshilla ime është të fitojë respekt dhe të flasë me stafin e njerëzit afër tij.

Daniele ka një grup pune të vlefshëm, shpresoj se do të bëjë mirë. Ai e njeh vendin, mjedisin dhe klubin ku punon. Nëse gjërat nuk do të shkonin mirë, faji do të binte direkt mbi të. Ajo që ndodhi me Mourinhon nuk llogaritet në këto raste, shikoni edhe çfarë më ndodhi mua”.

The post De Rossi u shkarkua, Totti e kishte parashikuar: Shikoni çfarë më ndodhi mua… appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *