Shkarkohet Luis Castro! Trajneri i Ronaldos do të jetë Pioli?!

Stefano Pioli është me një këmbë në Arabinë Saudite. Pas periudhës së tij të suksesshme te Milani (1 titull pas shumë vitesh, edhe pse sezoni i fundit u mbyll dobët), destinacioni i radhës pritet të jetë Al-Nassr.

Tekniku Luis Castro është shkarkuar sot zyrtarisht pas rezultateve të dobëta në Arabinë Saudite, me portugezin që shpreson të rikthehet në Europë.

58-vjeçari nga Parma është një nga objektivat e klubit arab, por jo i vetmi. Bisedimet kanë nisur dhe gjasat janë që Pioli të bëhet trajner i Cristiano Ronaldos, por duhen edhe disa ditë kohë për hapat konkretë.

The post Shkarkohet Luis Castro! Trajneri i Ronaldos do të jetë Pioli?! appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *