“San Siro” kontenston Milanin, mesazhi i tyre përpara derbit! Ka edhe një lajm negativ veç humbjes ndaj Liverpool (VIDEO)

Liverpool e nis Champions League me nje fitore dhe harron humbjen ndaj Nottingham Forest ne kampionat. Skuadra e Arne Slot ka nënshtruar Milanin në “San Siro”, duke e mposhtur me rezultat 3-1 me permbysje. Kuqezinjtë arritën të marrin epërsinë pas një aksioni model.

Alvaro Morata bukur asistoi te Cristian Pulisic i cili mori topin dhe me një vrapim nga gjysma e fushës doli i vetëm me Alisson duke shënuar për 1-0.

GOLI I PULISIC – VIDEO

GOLI I KONATE – VIDEO

Por Liverpooli nuk u ndal dhe arriti fillimisht të barazojë rezultatin. Zhvillohej minuta e 23-të, kur Ibrahima Konate shënoi pas asistimit të Trent Alexander-Arnold.

GOLI I SZOBOLSZAI – VIDEO

Pas pak mbyllur pjesa e parë, Virgil van Dijk në minutën e 41-të, shënoi me kokë, duke zënë në befasi mbrojtësi e Milanit për 2-1. Me të filluar pjesa e dytë, Liverpoolit është falë një super paraqitje nga Cody Gakpo, shtoi epërsinë, ku holandezi asistoi te Dominik Szoboszlai që shënoi për 3-1 në minutën e 67-të.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Liverpooli iu gëzua fitores së parë në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve. Duhet theksuar se ne pjesen e pare Salah goditi dy tranversa, ndersa Leao kapi shtylle ne fund. Ne mes, demtimi i Mike Maignan qe u detyrya te linte fushen teksa debutoi si profesionist portieri i ri Torriani.

San Siro ne minutat e fundit heshti dhe madje pati kontenstime ndaj futbollistëve perpara derbit ndaj Interit ne fundjave (“tregoni qe keni këllqe” ishte thirrja) pertej vershellimave.

The post “San Siro” kontenston Milanin, mesazhi i tyre përpara derbit! Ka edhe një lajm negativ veç humbjes ndaj Liverpool (VIDEO) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *