“Ishte më i miri i sezonit”, Capello zgjedh fituesin e Topit të Artë

Ish-trajneri i Real Madrid-it, Fabio Capello, ka mbështetur mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri për të fituar Topin e Artë këtë vit.

“Unë do ta shpërbleja Rodri për paraqitjet e tij në Premier League, Champions League dhe Euro 2024. Ai ishte më i miri këtë sezon”.

Vetë Rodri ka thënë për Daily Mirror në fillim të këtij viti:

“E di që ka mesfushorë legjendarë që nuk e kanë fituar kurrë, por do të doja që një mesfushor mbrojtës si unë ta fitonte atë.

“Kjo do të thotë shumë, si për fituesin, ashtu edhe për lojtarët e rinj që duan të luajnë në atë pozicion, kështu që ata e dinë se kanë të drejtë të vlerësohen, edhe nëse nuk shënojnë gola”.

“Ka pasur mesfushorë më parë që ishin gjithashtu spanjollë që nuk morën atë që meritonin. Ajo që në fund të fundit ka rëndësi për mua në futboll është ajo që kam arritur kolektivisht”. shtoi ai.

Rodri fitoi titullin e Premier League me Manchester Cityn dhe luajti një rol kyç për të ndihmuar Spanjën të fitojë edhe EURO 2024.

The post “Ishte më i miri i sezonit”, Capello zgjedh fituesin e Topit të Artë appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *