Dy kriminelë ndërpresin ndeshjen e futbollit, gjuajnë me a*më në fushë dhe… Ngjarja sportive kthehet në film aksion (video)

Ora 15:00, topi në qendër të fushës, le të luajmë. Duket një ndeshje futbolli si çdo tjetër, me 22 persona që ndjekin një top. Publiku e shikon anash kuadratit të blertë, por edhe në shtëpi, duke qenë se ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në televizion. Më pas ndodh diçka, që e ndryshon dramatikisht skenarin.

Nga një ngjarje sportive bëhet film aksion, ose më mirë jo, gjithçka është e vërtetë, është lajm krimi. Dy persona të armatosur mbërrijnë aty mbi një motoçikletë. Njëri zbret dhe qëllon mbi një burrë, e ndjek në fushë, ndërsa të gjithë ikin me vrap, nga sytë-këmbët. Ndodhi në Ekuador dhe videoja është vërtet e frikshme.

Bëhet fjalë për një ndeshje e turneut lokal midis Nuevo Coca dhe Chimborazo, luhet në El Coca, emri me të cilin njihet më mirë qyteti i Puerto Francisco në provincën e Orellana. Gjithçka po shkonte paqësisht, deri në fillimin e pjesës së dytë.

Pak para minutës së dhjetë të pjesës së dytë, lojtarët dhe të gjithë të pranishmit fillojnë të dëgjojnë të shtëna dhe britma. Një motoçikletë, me dy burra të maskuar tërësisht në fytyrë, vjen me shpejtësi drejt vijës anësore. Njëri prej burrave zbret me armë në dorë për të ndjekur një person të veshur me të zeza.

Gjatë gjithë vrapimit të tij nëpër fushën e dheut, i armatosuri vazhdon të qëllojë, ndërsa lojtarët, anëtarët e stafit të dy skuadrave dhe spektatorët ikin të gjithë të dëshpëruar për të shmangur goditjen nga plumbat.

🚨#Orellana Ya no estamos seguros en ningún lado, hoy en medio de un campeonato interbarrial de fútbol, jugadores y familiares fueron sorprendidos por un intento de sicariato, en el Barrio Guadalupe Larriva, Pdte. @DanielNoboaOk ministra @Palencia3Monica y el Plan Fénix?? pic.twitter.com/9NjWiiFjma

— Mariuxi Sánchez Sarango (@MariuxiSanchezS) September 15, 2024

Ndjekja e vrasësit bëhet pikërisht përballë kamerës që transmeton ndeshjen dhe e cila vazhdon të regjistrojë gjithçka që ndodh, ndërsa komentatori i bërtet kameramanit të zbresë nga lartësia ku po filmonte. Megjithatë, pavarësisht nga gjashtë apo shtatë të shtëna që u dëgjuan, ku shumica shihen edhe në video, personi i armatosur nuk e arrin objektivin e tij. “Viktima” e pritës arrin të shpëtojë mrekullisht.

Më pas, videoja dramatike tregon arratisjen e dy kriminelëve. Burri i armatosur kalon sërish fushën dhe hip në të njëjtën motoçikletë, me të cilën kishte mbërritur, ulur pas atij që e ngiste. Ndërsa të dy ikin, qëllojnë përsëri, këtë herë në ajër.

Pas pak minutash, lojtarët dhe shikuesit kthehen në fushë dhe mbledhin gjërat për t’u larguar, ndërsa gjyqtari pezullon ndeshjen. Në fund të transmetimit, komentatori përmbledh atë që ndodhi dhe konfirmon se nuk ka pasur viktima gjatë sulmit:

“Paniku ishte i tmerrshëm…, na u desh të hidheshim në tokë për t’u mbrojtur nga të shtënat. Ju përshëndesim dhe e mbyllim transmetimin këtu për shkak të kësaj ngjarje që fatmirësisht nuk pati përfundim tragjik, sepse ata që erdhën përhapën panik. Nuk ia arritën objektivit. Jemi të pakënaqur me atë që po ndodh, është koha që autoritetet tona të ndërhyjnë, shumë gjëra kanë ndodhur edhe në terrenet e futbollit”.

Episodi u soll në vëmendjen kombëtare nga postimi i publikuar nga Mariuxi Sanchez, deputet i provincës së Orellana, i cili i bëri thirrje presidentit të republikës së Ekuadorit, Daniel Noboa, të përpiqet të rivendosë sigurinë në një nga vendet më të dhunshme në botë (i 11-ti, i lidhur me Sirinë, Irakun dhe Afganistanin),

The post Dy kriminelë ndërpresin ndeshjen e futbollit, gjuajnë me a*më në fushë dhe… Ngjarja sportive kthehet në film aksion (video) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *