Cassano, shumë i ashpër me Leaon: Herë model, herë këngëtar, por jo futbollist elitar. De Ketelaere, 10 herë më i fortë se ai

Antonio Cassano shpërthen kundër Rafael Leao. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane është shprehur edhe një herë në mënyrë negative ndaj lojtarit portugez të Milanit, i cili sipas tij nuk është aq i madh sa thuhet.

Gjatë episodit të fundit të “Viva El Futbol”, ish-sulmuesi barez deklaroi: “Ky është viti i gjashtë që Leao luan te Milani. Kam parë minimum vazhdimësie tek ai, vetëm në 3, 4 muajt para se të fitonte titullin ka qenë konstant. Për 5 vite e gjysmë të tjera ishte ai që shohim sot, kjo është e paimagjinueshme”.

Ish-sulmuesi përdor krahasime të shkëlqyera për të ripërsëritur konceptin e tij, domethënë se Leao nuk është një lojtar i madh siç thuhet: “Në të kaluarën kishte lojtarë si Ronaldinho apo Ronaldo, të cilët, pavarësisht se bënin pak përpjekje gjatë javës, pastaj në ndeshje shpërthenin.

Ata të bënin fërkoje sytë, të emociononin, fitonin ndeshje me veprime individuale. Në vend të kësaj, Leao del në fushë, përshëndet tifozët, bën gërshet flokët, pastaj vazhdon të jetë këngëtar, më pas bëhet model. Pra, të jetë futbollist i një niveli të lartë duket se nuk është opsion për të”.

Së fundi, Antonio Cassano e krahason mënyrën e lojës së Leaos me një ish-lojtar të Milanit, pikërisht Charles De Keteleare: “De Ketelaere është 10 herë më i fortë se Leao. Maldini kishte marrë një kampion, por për fat të keq Cardinale e degdisi. Këta presidentë vijnë nga hëna dhe duan të bëhen mjeshtra futbolli. Të jesh nga Amerika nuk do të thotë se ke gjithmonë të drejtë”.

The post Cassano, shumë i ashpër me Leaon: Herë model, herë këngëtar, por jo futbollist elitar. De Ketelaere, 10 herë më i fortë se ai appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *