Ne nje mbremje ku Bayern Munich eshte stervitur dhe madje ka kaluar edhe tenisin duke praktikuar nje tjeter sport (fitore 9-2 ndaj Dinamo Zagreb), Harry Kane ka thyer rekordin e legjendes se futbollit anglez, Wayne Rooney, për më shumë gola në Champions League (31) nga një lojtar anglez.
Ne fakt, sulmuesi i ekipit gjerman, sigurisht, fale edhe 3 penalltive qe ka goditur dhe realizuar sonte ndaj Dinamo Zagreb, ka nenshkruar nje “poker” personal!
Bayern Munich qe e nisi ndeshjen direkt ne pjesen e pare ne disheze duke shenuar tri gola, pikerisht me Kane te parin dhe duke vazhduar me pas me Guerreiro dhe Olise.
Por, ne pjesen e dyte, ndoshta edhe nga pergjumja e ekipit te Kompany, Dinamo Zagreb ka shenuar dy gola te shpejte duke i dhene keshtu sinjal vendasve qe ndeshja nuk ka mbaruar.
Dhe keshtu, rinisin golat dhe rinis Harry Kane duke shenuar tri gola me penallti, ku ne mes eshte edhe goli i Olise, ndersa festivali vazhdon me Leroy Sane qe realizon golin e tete per ekipin gjerman dhe ka ende kohe dhe minuta edhe per golin e nente te shenuar nga Leon Goretzka qe eshte rikthyer me ekipin pasi mbeti jashte per shkak se ishte ne merkato.
Per Harry Kane tashme jane 4 gola ne Champions, 4 ne kampionat dhe 1 ne Kupen e Gjermanise. Jo keq!
The post BAYERN PRAKTIKON TJETËR SPORT! Bën “copash” Dinamo Zagreb me 9 gola, Kane kalon legjendën Rooney (VIDEO) appeared first on Telesport.