“Vjet s’donin të bënin fanellën pis në fushë por gjërat ndryshuan, po fitojmë personalitet”

Napoli fitoi 4-0 ndaj Cagliari në fushën e këtij të fundit, në ndeshjen e fundit në Serie A, duke marrë kreun e renditjes, me 9 pikë pas katër javëve të para. Skuadra e trajnerit Antonio Conte arriti fitoren e tretë radhazi në kampionat pas fillimit tronditës në Verona.

Kjo është një fushë shumë e vështirë. Terreni ishte shumë i thatë dhe kishte erë. E nisëm mirë ndeshjen, më pas pati ndërprerje për shkak të tymuese që na thyen ritmin. Ne pamë se çfarë duhej të përmirësonim, veçanërisht në të gjitha duelet dhe ia dolëm mbanë”, tha Conte.

Duke folur për dyshen Lukaku-Kvaratskhelia, ai shtoi: “E doja shumë Romelu sepse ai është një lojtar atipik.Përveçse është i fortë fizikisht, është edhe shumë i fortë në ecurinë e tij. Ai duhet të përmirësohet sepse gjendja e tij nuk është absolutisht optimale, por është lojtar që do të bëhet themelor për ne”.

Pas humbjes në javën e parë, Conte denoncoi mungesën e personalitetit dhe mentalitetit në fushë nga ana e ekipit të tij, por gjërat ndryshuan menjëherë. “Ky është një grup që me kalimin e viteve nuk i pëlqente aq shumë të bënin pis duart dhe fanellën”, tha Conte.

Pas asaj që ndodhi vitin e kaluar, ndryshimi qëndron në këto situata, sepse përveç cilësive teknike dhe organizimit, ne do të mund të bëjmë një ndryshim edhe nga pikëpamja e personalitetit dhe mentalitetit. Tregu i transfertave përfundoi me vonesë dhe ne po kërkojmë një zgjidhje, por në këta dy muaj kemi punuar shumë dhe kjo duket”, tha Conte.

The post “Vjet s’donin të bënin fanellën pis në fushë por gjërat ndryshuan, po fitojmë personalitet” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *