Interi blindon dhe i beson Asllanit, por misteri i klauzolës mbetet i pazbuluar! Dy ofertat e refuzuara gjatë verës

Në mënyrë disi befasuese, Interi bëri të ditur sot pasdite se ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontrates se Kristjan Asllanit, qe skadonte ne vitin 2026. Siç thuhet në deklaratën e shkurtër zyrtare të lëshuar nga klubi zikalter, mesfushori i kombëtares shqiptare i lindur në vitin 2002 do të jetë me zikalterit deri më 30 qershor 2028. Një gjest shumë i rëndësishëm nderimi për të riun e ardhur në verën e vitit 2022 nga Empoli qe dukshëm konsiderohet një element mbi të cilin synohet për vitet në vijim.

One day or day one… 🥹#ForzaInter pic.twitter.com/9r3nrkaJg4

— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 16, 2024

“Jam shumë i lumtur që vazhdoj këtë aventurë me ju, shihemi së shpejti në San Siro”, tha Asllani shkurt. Fryma e sakrificës dhe inteligjenca taktike. Kështu Interi nxjerr në pah cilësitë kryesore të Kristjan Asllanit, i cili sot ka rinovuar marrëveshjen deri në vitin 2028.

Klubi kujton sesi që nga debutimi i tij, numri 21 i zikaltërve është bërë një pjesë e çmuar për skuadrën e Simone Inzaghit. “Kristjan, ndeshje pas ndeshje, i krijoi vetes një rol të çmuar në fitimin e Scudetto-s.

Un’emozione così 🎤🤩#ForzaInter #Asllani2028 pic.twitter.com/3O67R58z2f

— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 16, 2024

Shqiptari u vu plotësisht në dispozicion të skuadrës, duke treguar të gjitha cilësitë e tij dhe gjithashtu duke gjetur gëzimin e pamasë për të shënuar golin e tij të parë me fanellën zikalter, i cili mbërriti në ndeshjen e fituar në San Siro ndaj Genoas 2-1.

Një gjuajtje e fuqishme me këmbën e djathtë nga afërsia që nuk i la asnjë shpëtim karrierës së Kristjanit me fanellën e Nerazzurrëve, një profesionist shembullor”, thuhet në shënim.

Sakaq, prapaskena qe ka ardhur gjate merkatos se fundit eshte se Asllani ka qene objektiv si nga Fiorentina ashtu edhe nga Marseille por Interi nuk e ka lene te largohet duke qene se e sheh Asllanin ende si zevendesuesin e Calhanoglu kur turku pushon ose nuk eshte ne dispozicion.

Nje mister mbetet ne lidhje me klauzolen. Ne fakt, kur Interi bleu Asllanin te Empoli per gati 15 mln euro, vendosi qe klauzolen e prishjes se kontrates ta vinte ne 25 mln euro. Nuk dihet nese sot ajo shifer eshte rritur ose eshte hequr fare.

The post Interi blindon dhe i beson Asllanit, por misteri i klauzolës mbetet i pazbuluar! Dy ofertat e refuzuara gjatë verës appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *