Liverpool tundon Perezin: Luis Diaz dhe 25 mln euro për yllin e ekipit

Rodrygo mund të largohet nga Real Madrid. Ylli brazilian kërkohet nga disa klube të mëdha në Evropë, pavarësisht se kushton shumë.

Sipas raportimeve më të fundit nga Spanja, Rodrygo kërkohet sidomos nga trajneri i Liverpool, Arne Slot. Drejtuesit e klubit anglez duan të ofrojnë shërbimet e Luis Diaz dhe rreth 25 mln euro për të kryer transferimin e 23-vjeçarit brazilian.

Kolumbiani është prej kohësh në listën e dëshirave të Barcelonës, por Real Madrid ka më shumë shanse dhe më shumë resurse.

Gjithsesi, duhet bindur Rodrygo, i cili pavarësisht çdo gjëje, është i lumtur kur vesh fanellën madrilene. Ai po i konsideron ofertat, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

The post Liverpool tundon Perezin: Luis Diaz dhe 25 mln euro për yllin e ekipit appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *