Interi ngec në Monza, mendjen te Champions! Asllani më në fund titullar

Monza sot i mori një pikë Interit në ndeshjen e luajtur në shtëpi, me zikaltrit që e kishin mendjen te mesjava në Champions League dhe luajtën jo edhe aq të karikuar.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, e nisi si titullar dhe luajti për 74 minuta. Performanca e tij nuk ishte ajo që prisnim, por është lajm i mirë që trajneri Inzaghi po i jep besim.

Golin e vendasve e shënoi Mota në minutën e 81-të të takimit, ndërkohë që golin e barazimit për Interin e shënoi Dumfries gjashtë minuta më vonë. Me këtë barazim, Interi e sheh përkohësisht veten në vend të dytë në kampionatin italian pas Napolit.

The post Interi ngec në Monza, mendjen te Champions! Asllani më në fund titullar appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *