Befason Rodri, zgjedh dy yjet e Arsenal-it si më të mirët

Rodri i ka thurur elozhe dyshes së Arsenalit, Declan Rice dhe Jorginho. Në mesin e favoritëve për Topin e Artë të këtij viti, mesfushori spanjoll është një nga më të mirët në rolin e tij në botë për momentin.

Duke folur për ESPN, Rodri zgjodhi dyshen e Topçinjve si dy mesfushorët e tij të preferuar.

“Nëse më pyesni emrat, mendoj se nuk do të isha i drejtë sepse do të lija jashtë disa që e meritojnë. Por nuk e di… le të themi, tani, Declan Rice më pëlqen shumë, ajo që bën.

“Edhe pse nuk është i njëjti rol që bëj unë. Më pëlqen shumë edhe Jorginho, kur ai ishte në formën më të mirë”, tha Rodri.

28-vjeçari gjithashtu përmendi Sergio Busquets, Casemiro dhe Xabi Alonso si lojtarë që ai admiron.

“Në të kaluarën, për shembull, do të thosha Sergio Busquets, Casemiro, Xabi Alonso, këta lloj lojtarësh që mund ta menaxhojnë lojën”, shtoi Rodri.

The post Befason Rodri, zgjedh dy yjet e Arsenal-it si më të mirët appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *