Sërish telashe për yllin e Borussia Dortmund, dëmtohet në kombëtare dhe do të mungojë për disa javë

Nuk ka paqe për Giovanni Reyna. Mesfushori amerikan, një nga premtimet më të mëdha të futbollit, është frenuar në vitet e fundit nga disa dëmtime. Më i fundit ai i kësaj jave pas ndeshjeve në kombëtare.

Lojtari i Borussia Dortmund u detyrua të kthehej në Gjermani për shkak të një tendosje në ijë, e cila do ta mbajë jashtë veprimit për disa javë. Skuadra e trajnerit Nuri Shahin do të rikthehet sot në fushë kundër Heidenheimit në ndeshjen e javës së tretë të Bundesligës.

Trajneri, duke folur për gjendjen e Reina, u shpreh: “Nuk do të luajë, është dëmtuar me kombëtaren. Ai u kthye menjëherë dhe më duket shumë i trishtuar. Për fat të keq do të duhen disa javë, pastaj shpresoj se ai mund të vazhdojë në rrugën e mirë në të cilën ishte”.

Reyna luajti vetëm nëntë minuta në sezon, duke u aktivizuar në fitoren e ekipit të tij kundër Eintracht Frankfurt më 24 gusht. Më pas ai qëndroi në stol ndaj Werder Bremenit dhe iu përgjigj thirrjes së kombëtares amerikane.

The post Sërish telashe për yllin e Borussia Dortmund, dëmtohet në kombëtare dhe do të mungojë për disa javë appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *