Pique: Futbolli nuk është aq i bukur, duhet të zgjohesh në 9 të mëngjesit…

Gerard Pique i ka ardhur në majë të hundës me futbollin. Sipas tij, ky sport nuk është aq i bukur sa duket nga jashtë, sepse ka ditë kur nuk mund të bësh ato që të kërkohen.

“Duket sikur futbolli është një gjë e bukur dhe e luksoze, por jo gjithmonë është kështu. Të duhet të zgjohesh në 9 të mëngjesit, të vishesh me të shkurtra dhe të stërvitesh me qindra taktika në mendje”.

“Nuk është aq e lehtë sa duket. Kur kalon 20 vjet me këtë sport, nuk ke dëshirë ta bësh më. Nuk të vjen të luash futboll”, ka thënë ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.

The post Pique: Futbolli nuk është aq i bukur, duhet të zgjohesh në 9 të mëngjesit… appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *