“Nuk e dua Arabinë Saudite!” Ku do të shkojë Sergio Ramos tani?

Sergio Ramos vijon të mbetet pa skuadër pas përfundimit të kontratës së tij te Sevilla, aty ku ka nisur rrugëtimin e tij në futboll.

Qendërmbrojtësi synon të nisë një kapitull të ri, por deri tani ka qenë i pafat për të gjetur një klub. Sipas asaj që shkruan “El Chiringuito”, Ramos nuk ka asnjë opsion në Europë, përtej dëshirës së tij.

Opsionet që ka deri tani janë në Amerikë, Turqi dhe Brazil. Në ligën europiane janë 4 klube që e kërkojnë me ngulm: Vasco de Gama, Corinthias, Botafogo e Flamengo.

38-vjeçari, i cili ka fituar të gjitha trofetë e mundshme në futboll, përfshirë 4 Champions League, ka refuzuar kategorikisht transferimin në Arabinë Saudite dhe Meksikë.

The post “Nuk e dua Arabinë Saudite!” Ku do të shkojë Sergio Ramos tani? appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *