Cardinale: Kemi një mundësi të madhe për ta rikthyer Milanin në lavditë e së kaluarës

Numri një i Milanit, Gerry Cardinale, rikthehet për të folur për kuqezinjtë dhe e bën këtë në margjinat e samitit “IMG x RedBird”, siç raportohet nga “Financial Times”: “Ajo që po përpiqem të bëj është të sjell në futbollin europian atë që kam mësuar në mbi 30 vite në Amerikë. Kemi një mundësi të madhe për ta rikthyer Milanin në lavditë e së kaluarës”.

Gjatë takimit, Cardinale shpjegoi se si hyrja e kapitalit privat në klubet sportive ka çuar në “vlerësime të fryra”, bazuar në “nocione të lehta” për rritjen e ardhshme të sektorit. Duke sulmuar rivalët, pronari i “Redbird” tha se disa fonde janë “të këqija për ekosistemin”, pasi paratë thjesht alokohen me pak dëshirë për të përmirësuar performancën e të gjithë biznesit.

“Problemi, – shpjegon Cardinale, – është se në këndvështrimin tim ata janë menaxherë asetesh. Ata duan vetëm të blejnë dhe kjo nuk është e mirë për kompanitë e bazuara në pronësi intelektuale”.

The post Cardinale: Kemi një mundësi të madhe për ta rikthyer Milanin në lavditë e së kaluarës appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *