ATMOSFERË E ÇMENDUR! Gennaro Gattuso fiton në fushën e rivalit të përbetuar. Hoxha aktivizohet pas golit që vendosi takimin (VIDEO)

Edhe pse i kritikuar shumë nga mediat, Hajduk Split i Gennaro Gattusos sonte ka bërë një fitore të madhe në një fushë tepër të vështirë dhe ndaj rivalit të përjetshëm, Dinamo Zagreb.

Në “Maksimir”, në një atmosferë të ndezur që në fund përkoi edhe me ndërprerjen disa minuta të takimit për shkak se tifogrupi “Torcida” hodhi flakadan në fushë, Hajduku ka shënuar dhe vulosur “derbin” me golin e Marco Livaja.

Arbër Hoxha, i kthyer pas impenjimeve me kombëtaren e Shqipërisë, është hedhur në fushë në minutën e 75-të, pra 5 minuta pas golit të pësuar nga Dinamo.

Ne fund, Diallo doli me te kuq te Hajduku dhe pas nje shtese te gjate prej 15 minutash, arbitri vershelleu tri here. Ne 6 ndeshje, Hajduk ka 4 fitore dhe 2 barazime, ndersa per Dinamon ka ardhur humbja e pare ne kete kampionat.

Dinamo luan ne mesjave ndaj Bayern Munich ne Champions League.

GOLI I LIVAJA – VIDEO

HEDHJA E FLAKADANËVE – VIDEO

The post ATMOSFERË E ÇMENDUR! Gennaro Gattuso fiton në fushën e rivalit të përbetuar. Hoxha aktivizohet pas golit që vendosi takimin (VIDEO) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *