Seria A “djeg” La Liga-n në tokën arabe: Superkupa e Italisë do të luhet para asaj spanjolle! Dalin datat dhe kalendari

Për të dytin vit radhazi Superkupa e Italisë do të luhet në Arabinë Saudite dhe me formatin e ri me katër skuadra. Fituesi i kampionatit të fundit (Inter) do të takohet në gjysmëfinalen e parë me finalistin e Kupës së fundit të Italisë (Atalanta); ndërsa fituesi i Kupës (Juventus) do të përballet në të dytin me forcën e dytë të kampionatit të kaluar (Milanin).

Fituesit do të garojnë për trofeun e parë të sezonit në finalen e madhe. Datat e dy ndeshjeve dihen që në verë. Siç kujton Corriere dello Sport, gjysmëfinalja e parë mes Interit dhe Atalantës do të luhet të enjten më 2 janar; ditën e nesërme, më 3 janar, është caktuar ndeshja mes Juventusit dhe Milanit.

Ne ditën e 6 janarit (e hene) është caktuar finalja. Italia parakalon Spanjën: Superkupa e Spanjës në fakt do të luhet nje jave me vone se ajo italiane, përsëri në Arabinë Saudite. Protagonistët e kompeticionit janë Real Madrid dhe Mallorca nga njëra anë, Barcelona dhe Athletic Club de Bilbao nga ana tjetër.

The post Seria A “djeg” La Liga-n në tokën arabe: Superkupa e Italisë do të luhet para asaj spanjolle! Dalin datat dhe kalendari appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *