Pse unë, Del Piero dhe Maldini jemi anashkaluar nga futbolli italian? Përgjigja e Francesco Totti është epike

Francesco Totti ka dhënë një intervistë të gjatë për mikrofonat e “Sky”, ku ka trajtuar shumë çështje, duke nisur nga dështimi i Italisë në Europianin e kësaj vere: “Fatkeqësisht kjo verë nuk shkoi mirë, mendova se Italia mund të bënte shumë më mirë. Po e zbulojmë tani se lojtarët nuk arritën në atë kompeticion në mënyrën më të mirë të tyre nga pikëpamja fizike dhe mendore”.

Spalletti pranoi gabimet e tij. A janë vërtet kaq të ndryshëm rolet e trajnerit të klubit dhe atij të kombëtares?
Janë dy punë krejtësisht të kundërta. Një gjë është t’i kesh lojtarët në dispozicion çdo ditë, një tjetër një herë në muaj, për disa ditë. Stërvitja, qasja është e ndryshme. Besoj se Spalletti i ka kuptuar gabimet e tij, gjithashtu tha se mund të ndërtojë diçka të madhe mbi këto fitore në Ligën e Kombeve.

A ju mungon bota e futbollit?
Po, më mungon pak. Gjithsesi jam mirë, kam punë dhe gjëra të tjera për të bërë. Megjithatë, nëse do të merrja përsipër një pozicion në futboll, do të duhej të ishte diçka kërkuese, por mbi të gjitha e rëndësishme.

Pse janë jashtë futbollit italian njerëz si ju, Del Piero apo Maldini?
Për shkak se jemi të rëndë, mos harroni se një emër i rëndësishëm lë në hije gjithçka tjetër. Nëse je një person kompetent dhe gjithashtu i rëndësishëm, kjo ndodh. Nëse nuk merremi në konsideratë, padyshim që jemi të lidhur me objektiva dhe mendime të tjera.

A ishit pranë rikthimit te Roma?
Te Roma flitet shumë për këtë, por askush nuk më ka telefonuar ndonjëherë. Jemi të gjithë të lumtur, si unë, ashtu edhe ata. Ndoshta fansat më pak…

Cili ekip bëri transferimin më të mirë?
Disa skuadra janë forcuar, veçanërisht ato më të njohurat. Juventusi është skuadra që u përpoq të bënte tregun më të rëndësishëm të transferimeve.

Ju shkëlqejnë sytë kur flisni për Romën, a është e drejtë?
Kur flas për Romën, gjithmonë emocionohem. E vendos Romën para gjithçkaje dhe të gjithëve. Sa herë flas rreth Romës është gjithmonë diçka emocionuese për mua.

Sa mirë mund të bëjnë Roma në Itali dhe Europë?
Ka shumë nënshkrime të reja, i takon De Rossit të përpiqet t’i bashkojë dhe t’i vendosë në gjendje optimale sa më shpejt të jetë e mundur. Këto janë dy gara për të cilat Roma kujdeset shumë, jam i sigurt që De Rossi do të jetë në gjendje t’i menaxhojë lojtarët mirë.

The post Pse unë, Del Piero dhe Maldini jemi anashkaluar nga futbolli italian? Përgjigja e Francesco Totti është epike appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *